|
7 shkurt 2014
Sot, një gjyqtar ndërkombëtar i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Prishtinë urdhëroi caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj dy personave të dyshuar për tentim të kryerjes së veprës penale Organizimi dhe pjesëmarrja në një grup terrorist. Të dyshuarit planifikonin që të shkojnë dhe të luftojnë në Siri në radhët e Al-Kaidës. Rasti është duke u hetuar nga një prokuror vendas nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).