|
14 shkurt 2014
Pas publikimit të raporteve në media se faktorët politik janë duke ndikuar në hetimin rreth vrasjes së pjestarit të EULEX-it Andrius Senavicius, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX, dënon sygjerimet se ndërhyrja nga entitetet jashtë gjyqësorit është duke e dëmtuar këtë hetim, Misioni hedh poshtë këtë raport si të pabazë dhe të padobishëm në kauzën për sjelljen e autorëve të krimit para drejtësisë.
Hetimi është në vazhdim e sipër, nën juridiksionin ekskluziv të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK). Të gjitha burimet e nevojshme janë duke u angazhuar për të sjellë autorët e këtij krimi para drejtësisë.