English Shqip / Srpski

Komunikata për media

Bastisje dhe arrestime për një rast të plaçkitjes në veri


19 shkurt 2014

Tre të pandehur u arrestuan dhe shtëpitë e tyre u bastisën me dyshimin për kryerjen e plaçkitjes së zyrës së Postës së Serbisë më 10 gusht 2013. Hetimet për këtë rast janë duke u bërë nga prokurorët dhe hetuesit e Task Forcës Mitrovica në bashkëpunim me ekipin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe të Njësisë për Hetime të Policisë së Kosovës.

Pasi që u intervistuan në stacionin e policisë në pjesën veriore të Mitrovicës, të pandehurit u liruan. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.