English Shqip / Srpski

Komunikata për media

Prokuroria bën apel lidhur me një rast të krimeve të luftës

27 shkurt 2014

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) i bën apel të gjithë atyre që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjeve të mëposhtme që të paraqiten dhe t'i japin informatat që mund t'i kenë:

EULEX

Archive photo

Më 29 mars 1999 rreth orës 09:15 të mëngjesit, një radhë e refugjatëve ishte ndaluar nga paramilitarë serbë përpara Llamellës B/2, rruga "11 marsi" në Ortakoll, Prizren.

Dy individ dyshohet të kenë marrë nga një traktor dy djem të rinj të cilët ishin me familjet e tyre dhe i kishin rrahur me kondak të automatikut derisa dy djemtë ishin alivanosur. Pastaj i kishin tërhequr zvarrë deri në fabrikën e ushqimit "Voqar" në Prizren dhe i kishin vrarë.

Nëse ndonjë person ka informata lidhur me këtë ngjarje, përfshirë identitetin e këtyre dy djemve apo familjeve të tyre, apo që ka qenë dëshmitar i rastit, lusim ta kontaktoj zyrën e PSRK-së.