|
04 mars 2014
Sot, gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ka aprovuar kërkesën e Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK) dhe urdhëroi zgjatje dy-mujore të paraburgimit për D.D.. Gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar se vazhdon të ekzistojë rreziku i arratisjes dhe rreziku që i pandehuri mund të ndikojë dëshmitarët nëse lirohet dhe se nuk ka masa më pak të rënda që mund të shqiptohen në këtë kohë.
Paraburgimi është urdhëruar fillimisht nga Gjykata Themelore e Mitrovicës pas arrestimit të D.D.-it më 04 shkurt 2014. Ai është i dyshuar për nxitje për të kryer vrasje të rëndë dhe nxitje për të kryer tentim vrasje të rëndë.