|
11 mars 2014
Një trup shqyrtues i gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Mitrovicës e ka konfirmuar vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur me transferimin e O.I. në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë. Trupi shqyrtues theksoi se ky vendim duhet të ekzekutohet menjëherë, ndërsa planet janë duke u bërë për këtë transferim.
Në vendimin e parë të gjyqtarit të procedurës paraprake, ishte vlerësuar se nuk ekzistonte ndonjë rrezik i natyrës së sigurisë për ta mbajtur O.I. të paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë. Gjatë procesit ankimor, trupi shqyrtues vërtetoi se nuk ka arsye ligjore që e parandalojnë transferimin e O.I. në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.