|
14 mars 2014
Dje, një trup gjykues i përbërë prej gjyqtarëve vendas dhe ndërkombëtarë të Gjykatës Themelore të Prishtinës e dënoi S.T. për Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike të rrezikshme në kundërshtim me Nenin 229, paragrafët 1,2,3 dhe 4 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës dhe për Krim të organizuar në kundërshtim me Nenin 274, paragrafi 2 i Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës dhe e dënoi atë me një dënim të përgjithshëm prej 4 vjet burgim. Këto vepra qenë kryer në territorin e Republikës së Kosovës, Shqipëri dhe disa vende të Evropës perëndimore ndërmjet muajve korrik dhe nëntor të vitit 2009.
Rastin e ka ndjekur penalisht, sipas detyrës zyrtare, një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).
Palët kanë hequr dorë nga e drejta e tyre për ankesë.