|
18 mars 2014
Sot në mëngjes Njësia Hetuese e Policisë Kufitare të Kosovës e kreu një operacion të arrestimit dhe të bastisjes si pjesë e hetimeve lidhur me veprat penale të Krimit të organizuar dhe të Kontrabandës së emigrantëve. Me këtë rast u arrestuan tre të pandehur dhe u bastisën tri prona në zonën e Gjilanit dhe të Vitisë.
Aksioni i Njësisë Hetuese të Policisë Kufitare të Kosovës u zhvillua në bashkëpunim me agjencitë zvicerane të sundimit të ligjit, të cilat zhvilluan operacione të njëkohshme të arrestimit dhe të bastisjes në Zvicër.
Arrestimet dhe bastisjet në Kosovë u zhvilluan si pjesë e një hetimi që është duke vazhduar të cilin po e udhëheq një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PRSK).