|
20 mars 2014
Dje, një gjyqtar ndërkombëtar i procedurës paraprake, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, me kërkesën e prokurorisë, urdhëroi një muaj paraburgim për tre të pandehurit e arrestuar të martën më 18 mars 2014. Të pandehurit akuzohen nga prokuroria për Krim të Organizuar dhe Trafikim me Emigrantë.
Arrestimet dhe bastisjet, të cilat janë pjesë e hetimeve të vazhdueshme që po udhëhiqen nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), janë kryer nga Njësia për Hetime e Policisë Kufitare të Kosovës në zonën e Gjilanit dhe Vitisë.
Të pandehurit kanë të drejtë ankese.