English Shqip / Srpski

Komunikata për media

Varrosën mbetjet mortore të 46 viktimave

26 mars 2014

Sot u varrosën mbetjet mortore të dyzetë e gjashtë (46) personave, të cilat u janë dorëzuar familjeve të tyre gjatë kësaj jave nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore (DML). Mbetjet mortore të njëzet e shtatë (27) personave u janë dorëzuar familjeve Berisha nga Suhareka të hënën (24 mars), ndërsa të nesërmen familjet nga fshati Krusha e Vogël i kanë pranuar mbetjet mortore të nëntëmbëdhjetë (19) personave.

Personat e pagjetur të familjeve Berisha dhe Bytyqi ishin gjetur në vitin 2001 në Batajnicë, Serbi, kurse personat e pagjetur nga Krusha e Vogël ishin gjetur në vitin 2003 në Shirokë, Suharekë, si dhe në vitin 2012 gjatë një operacioni në terren të DML-së në poligonin e qitjes në Lubizhdë në komunën e Prizrenit.

Deri më sot, DML i ka kryer 445 operacione në terren, gjatë të cilave janë gjetur 247 persona, kurse mbetjet mortore të 361 personave u janë dorëzuar familjeve të tyre, nga të cilët 269 ishin në listën e personave të pagjetur.

Family member from Krusha e Vogël/Mala Krusa, 25 March 2014/ Photo by Enisa Rashlanin Kasemi

Meeting with the family members from Suharekë/Suvareka, 24 March 2014/EULEX/Photo by Enisa Rashlanin Kasemi
Family members from Suhareka, 24 March 2014/EULEX/ Photo by Enisa Rashlanin Kasemi
Remains of 46 victims from Suharekë/Suvareka and Krusha e Vogël/Mala Krusa e handed to families, 24 March 2014/EULEX/ Photo by Enisa Rashlanin Kasemi
From Left to right: Prenk Gjetaj, Chairman of the Government Commission on Missing Persons, Edita Tahiri, Deputy Prime Minister, Arsim Gerxhaliu, Head of Kosovo's forensic department and Tarja Formisto, Forensic Anthropologist/Identification Coordinator EULEX, during the meeting with the family members from Krusha e Vogël/Mala Krusa, 25 March 2014/ Photo by Enisa Rashlanin Kasemi