|
7 prill 2014
Dje, një gjyqtar ndërkombëtar i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prishtinës e ka miratuar pjesërisht kërkesën për caktimin e paraburgimit të parashtruar nga një prokuror vendas i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK). Ky gjyqtar urdhëroi caktimin e masës së paraburgimit për dy zyrtarë të Komunës së Prishtinës. Kërkesa për caktimin e paraburgimit për tetë zyrtarë të tjerë të komunës u refuzua, ndërsa gjykata i ka konfiskuar dokumentet e udhëtimit të pandehurit të njëmbëdhjetë, si dhe e ka urdhëruar atë që të paraqitet në stacionin e policisë një herë në javë.
Të pandehurit janë arrestuar më 3 prill 2014.
Palët kanë të drejtë ankese.