|
8 prill 2014
Sot, një prokuror ndërkombëtar dhe një prokuror i shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ngritën një aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër pesë të pandehurve për vepra të ndryshme penale që kanë të bëjnë me sigurimin dhe shpërndarjen/tentimin për shpërndarjen e një milion dollarëve amerikanë të falsifikuar në fund të vitit 2012.
Dy të pandehur janë akuzuar për Sigurimin të parave të falsifikuara me qëllim që t'i shpërndajnë ato si të vërteta. Tre të pandehur janë akuzuar për Bashkëkryerje të Shpërndarjes së parave të falsifikuara. Në një pikë tjetër të aktakuzës dy të pandehur janë akuzuar për Bashkëkryerje të Tentimit për shpërndarjen e parave të falsifikuara.
Hetimet i ka kryer Policia e Kosovës, e udhëhequr nga një ekip prokurorësh i përbërë nga një prokuror ndërkombëtar dhe një prokuror i shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.