|
10 prill 2014
Ushtruesi i detyrës së Komandantit të Operacioneve Civile të BE-së, Gilles Janvier, i shoqëruar nga Shefi i Misionit EULEX, Bernd Borchardt, dhe nga Këshilltari i lartë i policisë për Planifikim dhe Administrimin e Kapaciteteve Civile, Bernd Thran, u takua sot në mëngjes me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë të Kosovës, Hajredin Kuçi.
Z. Janvier tha që institucionet e Kosovës kanë arritur përparim dhe se ky realitet i ri është pranuar nga Bashkimi Evropian. Misioni po hyn në një periudhë të re të marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Kosovës, që po shndërrohet në një proces të tranzicionit prej EULEX-it tek institucionet e Kosovës. Misioni është i vetëdijshëm që ende ka sfida, në veçanti në fushën e gjyqësorit, por Misioni do të mbetet në Kosovë për ta mbështetur dhe forcuar raportin e punës me institucionet e Kosovës për t'u ballafaquar me këto sfida.