|
12 prill 2014
Një gjykatës ndërkombëtar i procedurës paraprake ka miratuar dy kërkesa të prokurorisë dhe ka urdhëruar një muaj paraburgim për një të pandehur 32 vjeçar.
I pandehuri u arrestua dje në fshatin Zupç në veri të Kosovës nga Task Forca e Mitrovicës dhe Policia e EULEX-it në bazë të një urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i
Arrestimi është kryer si pjesë e një hetimi për vrasje i cili është duke vazhduar, ku përfshihen veprat e dyshuara penale të Vrasjes së Rëndë, Tentim Vrasjes së Rëndë, Pronësisë, Kontrollit, Posedimit të Paautorizuar të Armëve dhe Pengimit të Personave Zyrtarë në Kryerjen e Detyrave Zyrtare.
Akuzat për vrasje kanë të bëjnë me vrasjen e zyrtarit policor të Policisë së Kosovës Enver Zymberi më 26 korrik 2011 dhe me sulmin në kolonën e automjeteve të PK-së në të cilën ishte duke udhëtuar ai në kohën kur u vra.
Në një rast tjetër i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale të Mundësimit të arratisjes së personave të privuar nga liria.
Palët kanë të drejtë ankese.