|
14 prill 2014
Sot, një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë vendas dhe ndërkombëtarë në Gjykatën Themelore në Prizen i liroi nga të gjitha pikat e akuzës të pandehurit Skender Nimani, Marjan Kçira, Tun Kçira, Selim Kastrati, Afrim Berisha dhe Nezir Kryeziu.
Trupi gjykues i shpalli të pandehurit Skender Nimani, Marjan Kçira, Tun Kçira, Selim Kastrati dhe Afrim Berisha të pafajshëm në lidhje me veprën penale Zhvatje, ndërsa i pandehuri Nezir Kryeziu u shpall i pafajshëm për veprën penale Kontraktimi i përfitimit jo proporcional nga prona.
Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror vendas.
Palët kanë të drejtë ankese.