|
26 prill 2014
Dje, gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, urdhëroi zgjatje dy-mujore të paraburgimit, deri më 27 qershor 2014, për O.I.. Ai është i dyshuar për krime të luftës dhe nxitje të kryerjes së vrasjes së rëndë.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar se vazhdon të ekzistojë rreziku i arratisjes dhe rreziku që i pandehuri mund të ndikojë te dëshmitarët nëse lirohet dhe se nuk ka masa më pak të rënda që mund të shqiptohen në këtë kohë.
Paraburgimi është urdhëruar fillimisht nga Gjykata Themelore e Mitrovicës pas arrestimit të O.I. më 27 janar 2014.
Rastin është duke e ndjekur penalisht një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).
Të gjitha palët kanë të drejtë ankese.