|
30 prill 2014
Sot, një gjyqtar ndërkombëtar i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prishtinës e miratoi kërkesën e një prokurori të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) për vazhdimin e paraburgimit të N.K. deri më 7 korrik 2014.
N.K. është arrestuar në muajin maj 2013 në bazë të një urdhri të lëshuar nga një prokuror ndërkombëtar nga PSRK-ja, i cili i kishte filluar hetimet për këtë rast
I pandehuri është duke u hetuar për Krim të organizuar, Vrasje dhe Trafikim të drogës. Këto janë veprat e njëjta për të cilat ai ishte hetuar nga autoritetet shtetërore në Bosnje e Hercegovinë.
Gjyqtari i procedurës paraprake vlerësoi se PSRK-ja ka vërtetuar se ekzistojnë arsye bindëse dhe të bazuara për të besuar se ekziston mundësia e kërcënimit me dhunë gjë që e arsyeton vazhdimin e jashtëzakonshëm të paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi.