|
12 maj 2014
Sot, një prokuror ndërkombëtar dhe prokurori i shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, pranuan aktgjykimin lidhur me rastin e ashtuquajtur "vjedhja spanjolle". Një trup gjykues i Gjykatës Themelore të Prishtinës, i përbërë nga tre gjyqtarë, i dënoi dy persona lidhur me vjedhjen e stolive dhe të gjërave të tjera të shtrenjta në vlerë prej rreth 1.3 milion euro nga një dhomë hoteli në Barcelonë më 20 korrik 2009.
Të akuzuarit A.J. dhe H.J. u shpallën fajtorë për vjedhje të rëndë dhe që të dy u dënuan me dy vjet e gjysmë burgim.
Vjedhja ka ndodhur më 20 korrik 2009 në Hotelin Arts në Barcelonë, ku të pandehurit, së bashku me dy bashkë-të pandehur (njëri prej të cilëve tashmë është dënuar ndërsa tjetri gjendet në arrati), hynë në dhomën në të cilën ishte i vendosur z. Masrour Barzani, i biri i Presidentit të Rajonit të Kurdistanit në Irak, dhe i vodhën gjërat e çmuara. Stolitë dhe gjërat e tjera më pas u sollën në Kosovë.
Këtë rast e ka hetuar Policia e Kosovës, e udhëhequr nga një ekip i përzier në të cilin ishte i përfshirë një prokuror ndërkombëtar dhe një prokuror i shtetit i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.