|
15 maj 2014
Dje, një prokuror ndërkombëtar dhe një prokuror i shtetit nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, e kanë pranuar vendimin për një rast të mundësimit dhe detyrimit në prostitucion. Një trup gjykues prej tre gjyqtarëve nga Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka dënuar dy persona për vepër të mundësimit dhe detyrimit në prostitucion në hotelin "Troja" në Prishtinë, që ishin kryer prej muajit shkurt deri në muajin prill të vitit 2012.
I akuzuari E.K. ishte shpallur fajtor për detyrim dhe mundësim në prostitucion dhe posedim të drogave narkotike, dhe është dënuar me një dënim të përgjithshëm prej pesë vite e gjysmë dhe me një gjobë në shumë prej 1.500 Eurosh.
I akuzuari B.K. ishte shpallur fajtor, pas pranimit të fajësisë për detyrim dhe mundësim në prostitucion dhe është dënuar me një dënim të përgjithshëm prej një vit e dhjetë muaj.
Në fazën e mëhershme të gjykimit, dy të akuzuar tjerë, F.B. dhe N.B., e kanë pranuar marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, ndërsa A.K., e kishte pranuar fajësinë para trupit gjykues për vepër të mundësimit në prostitucion. Që të tre janë dënuar me 12 muaj burgim me kusht, për një afat prej dymbëdhjetë muajve.
Veprimet kanë ndodhur prej muajit shkurt deri në muajin prill të vitit 2012 në hotelin "Troja" në Prishtinë, në të cilin të pandehurit kishin ndihmuar në prostituimin e disa femrave serbe dhe e kishin detyruar në prostitucion një femër shqiptare.
Ky rast ishte hetuar nga Policia e Kosovës, e udhëhequr nga një ekip që përbëhej prej një prokurori ndërkombëtar dhe një prokurori të shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.