|
16 maj 2014
Mbrëmë Policia e Kosovës ka arrestuar në Zubin Potok S.S., i arratisur nga drejtësia, i cili kërkohet për disa vepra të rënda penale. S.S. më pas është transferuar në bazën e EULEX-it në Mitrovicë, ku ai është duke u intervistuar nga një prokuror ndërkombëtar.
EULEX-i përgëzon Policinë e Kosovës për operacionin e suksesshëm të arrestimit.