|
22 maj 2014
EULEX-i konfirmon se katër të pandehur në rastin e ashtuquajtur "Grupi i Drenicës" kanë arritur në Mitrovicë dhe se seanca e parë e gjykimit në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ka filluar sot në mëngjes.
EULEX-i vazhdon t'i ndihmojë autoritetet e Kosovës në mënyrë që të përfundojë situata e tanishme në QKUK dhe pret që edhe tre të pandehurit e tjerë të transferohen në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.
Edhe një herë, dëshirojmë ta përsërisim se sundimi i ligjit nuk negociohet dhe se ai është gur themeli i çdo shoqërie demokratike.