|
22 maj 2014
Sot, një gjyqtar kryesues në Gjykatën Themelore të Prizrenit e dënoi të pandehurin H.I. për veprën penale Krim i organizuar në lidhje me veprën penale Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e drogave dhe substancave psikotropike të rrezikshme dhe i shqiptoi atij dënimin prej 4 (katër) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim dhe një gjobë prej 600 (gjashtë qind) Euro, e cila duhet të paguhet brenda 30 ditëve nga data kur ky Aktgjykim bëhet përfundimtar.
I pandehuri u dënua në bazë të marrëveshjes për pranimin e fajësisë.
Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).