|
23 maj 2014
Dje, Policia e Kosovës dhe hetuesit nga Njësia e EULEX-it për Hetimin e Krimit të Organizuar kanë kryer operacione të bastisjes dhe të arrestimit në rajonin e Prishtinës dhe të Podujevës.
Me këtë rast u arrestuan dy persona dhe u bastisën katër objekte. Operacioni është pjesë e një hetimi të vazhdueshëm lidhur me vrasjen e një pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe të një pjesëtari të Policisë së UNMIK-ut e cila ndodhi në mars 2004 deri sa ata ishin në një patrullim të përbashkët në rajonin e Podujevës.
Hetimin është duke e kryer një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).
Seanca për caktimin e paraburgimit do të mbahet sot paradite në orën 11:00 në kinemanë ABC.