|
29 maj 2014
Njoftimi i sotëm gjyqësor në Gjykatën Themelore të Mitrovicës e shënon fundin e gjykimit kundër 4 të pandehurve të cilët pretendohej se kishin kryer krime të luftës.
Ky ka qenë një rast i vështirë dhe i ndjeshëm.
Prokurori do ta shqyrtojë me kujdes aktgjykimin e gjykatës dhe do ta merr parasysh të drejtën e tij për të parashtruar ankesë. Ne e dimë rëndësinë që paraqet ky rast për qytetarët e Kosovës si dhe për viktimat në këtë rast.
Duhet ta kemi të qartë se në këtë rast nuk u gjykua UÇK-ja, por të pandehurit. Është jashtëzakonisht me rëndësi ta kuptojmë se fajësia është individuale e jo kolektive.
Aktgjykimi për këtë rast në asnjë mënyrë nuk do ta dobësojë vendosmërinë e PSRK-së për t'i ndjekur të gjitha rastet e krimeve të luftës që janë të bazuara mirë, përfshirë edhe ato të dhunës seksuale.