|
20 qershor 2014
Sot, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, Bernd Borchardt, takoi në Mitrovicën e veriut kryetarin e Zubin Potokut, Stevan Vulović, atë të Zveqanit, Vučina Janković, dhe të Mitrovicës së veriut, Goran Rakić.
Gjatë takimit u diskutuan çështjet të cilat janë shqetësim i përbashkët lidhur me sigurinë e qytetarëve dhe sundimin e ligjit në Kosovën veriore, ndërsa Bernd Borchardt po ashtu shfrytëzoi rastin t'i informojë të tre kryetarët lidhur me mandatin e ri të misionit.
Bernd Borchardt tha: "Qëllimi ynë i përbashkët është ta garantojmë sigurinë dhe mirëqenien e popullsisë dhe të ndërtojmë institucione të fuqishme të sundimit të ligjit për të mirën e qytetarëve vendas. Ky është një parakusht thelbësor për zhvillimin ekonomik në një ekonomi të tregut."
Shefi i Misionit EULEX gjithashtu diskutoi me përfaqësuesit e shoqërisë civile në Kosovën veriore lidhur me çështje të ndryshme që janë me interes për popullsinë në veri.