|
27 qershor 2014
Në emër të PSRK-së, prokurori është i kënaqur plotësisht me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit lidhur me këtë rast tepër të ndjeshëm. Të pandehurit kryen një krim të rëndë lufte kundër një femre të cenueshme civile të moshës 16 vjeçare. Ky rast është demonstrim i vendosmërisë së bashkësisë ndërkombëtare për t'i dhënë fund mosndëshkimit për të gjithë ata që kryejnë krime të tilla.
Të dy të pandehurit në këtë rast u dënuan për dhunim si krim lufte, duke e bërë këtë vendimin e parë të këtij lloji në Kosovë. Derisa u desh shumë kurajë për të gjithë dëshmitarët e prokurorisë që të japin dëshmi, për viktimën e dhunimit kjo ishte edhe më e vështirë. Gjatë gjithë procedurës identiteti i saj ishte i mbrojtur dhe ajo u lejua të japë dëshmi në gjykim të mbyllur. Prokurori shpreson që ky dënim do t'i inkurajojë femrat dhe meshkujt e tjerë të guximshëm të flasin për dhunën seksuale të cilën e kanë përjetuar gjatë luftës, pavarësisht kush ishin kryesit e këtyre akteve dhune.