|
27 qershor 2014
Sot, gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK) dhe e ka zgjatur paraburgimin kundër O.I. për periudhën nga 27 qershori deri më 26 gusht 2014. Gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar se ende ekziston rreziku i ikjes dhe i ndikimit në dëshmitarë nëse i pandehuri lirohet, dhe se në këtë kohë nuk ekziston ndonjë masë tjetër më pak e rëndë e cila do të mund të zbatohej. Masa e paraburgimit fillimisht ishte urdhëruar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë pas arrestimit të O.I. më 27 janar 2014. Ai dyshohet për krime lufte dhe nxitje për vrasje të rëndë.