|
9 korrik 2014
Gjykata e Apelit e mbajti sot një seancë publike për rastin e ashtuquajtur Kleçka, ku përfshihen dhjetë të pandehur të cilët ishin liruar nga akuzat për Krime të luftës nga Gjykata Themelore e Prishtinës më 17 shtator 2013. Palëve ju dha mundësia që t'i paraqisnin rastet e tyre. Prokurori special kërkoi nga Gjykata e Apelit që ta modifikojë vendimin fillestar (të instancës së parë) dhe të pandehurit t'i shpallë fajtorë.
Gjykata e Apelit ende nuk ka marrë vendim lidhur me këtë rast. Pasi shqyrtimit, palëve do t'u dorëzohet aktgjykimi përfundimtar me shkrim pasi të jetë përfunduar.