|
"Sot në mëngjes, një gjyqtar i procedurës paraprake e nxori një vendim me anë të cilit e zëvendësoi masën e paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak në lidhje me të pandehurin U. R. për rastin PKR. nr. 361/13.
Gjyqtari i procedurës paraprake e mori parasysh kohëzgjatjen e parashikuar të hetimeve, të cilat janë po ashtu komplekse, si dhe rrezikun se i pandehuri mund të arratiset, ndërhyjë në dëshmitarë, apo ta pengojë drejtësinë në ndonjë mënyrë tjetër, prandaj në përputhje me Nenin 173.2 të Kodit të Procedurës Penale ai ka vlerësuar se këto shqetësime mund të adresohen në mënyrë adekuate me anë të masës kufizuese më të butë të arrestit shtëpiak krahas ndalimit të kontaktit me dëshmitarët/bashkë të pandehurit dhe të përdorimit të pajisjeve për komunikim elektronik dhe internetit.
I pandehuri U. R. ishte arrestuar fillimisht më 5 shkurt 2014, ndërsa qe liruar më pas nga paraburgimi më 20 qershor 2014 pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila vlerësoi se arrestimi i tij ishte në kundërshtim e Kushtetutën e Kosovës. Menjëherë pas kësaj, ai u arrestua sërish dhe kundër tij u ri-shqiptua masa e paraburgimit.
Rasti është duke u ndjekur nga një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).
Të gjitha palët kanë të drejtë ankese. "