|
20 gusht 2014
Dje, një gjyqtar i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Mitrovicës e miratoi kërkesën e një prokurori nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), dhe ndaj dy të pandehurve e caktoi masën e paraburgimit prej një muaji.
Kërkesa e prokurorit për masën e paraburgimit ndaj një të pandehuri tjetër u refuzua, ndërsa në vend të kësaj gjykata i caktoi këto masa: 1. Ndalimi për t'iu afruar vendit apo personit të caktuar sipas Nenit 177 të KPP (dëshmitarëve dhe pjesëtarëve të familjeve të tyre) dhe 2. Paraqitja në stacionin policor, sipas Nenit 178 të KPP.
Ky rast ka të bëjë me ngjarjet të cilat kanë ndodhur në Kosovë gjatë viteve 1999/2000.