|
21. gusht, 2014
Sot, Gjykata e Apelit anuloi "Vendimin e ankesës" të datës 20 gusht 2014, të Gjykatës Themelore e Mitrovicës lidhur me "përfundimin e paraburgimit – lirimit me dorëzani" të datës 7 gusht për të pandehurin I.H.
Gjykata e Apelit po ashtu ka vendosur të rikthejë masën e paraburgimin ndaj të pandehurit I.H. në pajtim me vendimin e fundit të Gjykatës Themelore të Mitrovicës për paraburgim, të marrë më 21 qershor 2014.
Në bazë të vendimit të Gjykatës së Apelit, kryetari i trupit gjykues në detyrë, lëshoi sot një urdhër-arrest. Urdhri është ekzekutuar nga Policia e Kosovës. I pandehuri I.H. është arrestuar dhe është kthyer në Qendrën e Paraburgimit në Dubravë."