|
21 gusht 2014
"Sot, në Merdare (Kosovë), personeli i EULEX-it që punon në kuadër të Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës do t'i pranojë nga autoritetet e Serbisë një numër të mbetjeve mortore të zhvarrosura gjatë gërmimeve të fundit në Rashkë. Po ashtu, me këtë rast do të pranohen edhe materiale dëshmuese dhe dokumente tjera.
Këto mbetje mortore do të dërgohen në selinë e DML në Prishtinë, ku do të kryhet procesi i identifikimit. Përveç punës identifikuese, një numër i pjesëve duhet të ri-bashkohen me disa prej mbetjeve mortore. Pasi të ketë përfunduar tërë kjo punë, mbetjet mortore do t'u dorëzohen familjeve me ndihmën e Komisionit për Personat e Pagjetur të Kosovës.
Deri më tani, DML i ka kryer 456 operacione në terren, gjatë të cilave mbetjet mortore të 413 personave u janë dorëzuar familjeve të tyre. Prej tyre, 315 ndodheshin në listën e personave të pagjetur."