|
09 Shtator 2014
Sot, ushtruesja e detyrës së Shefit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, Joelle Vachter dhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar u takuan në Mitrovicën e veriut me me Kryetarin e Mitrovicës së veriut, Goran Rakić kryetarin e Leposaviqit, Dragan Jablanović, Kryetarin e Zveçanit, Vučina Jankovic, me Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut, Nemanja Jakšić dhe Shefin e ekipit drejtues për Asociacionin e Komunave Serbe, Ljubomir Marić.
Gjatë takimit u diskutuan çështje që janë shqetësim i përbashkët në lidhje me sigurinë e qytetarëve dhe me sundimin e ligjit në veriun e Kosovës, ndërsa përfaqësuesit e BE-së shfrytëzuan rastin gjithashtu që t'ua përkujtojnë pjesëmarrësve praninë e sinkronizuar ngushtë të BE-së në Kosovë.
Znj. Vachter tha: "EULEX-i është pjesë e familjes më të madhe të BE-së në Kosovë dhe e paraqet shtyllën kryesore të politikës së përgjithshme gjithëpërfshirëse të BE-së këtu."
Z. Zbogar shtoi: "Sot në takim e shpreha mbështetjen e plotë të Zyrës së Bashkimit Evropian për EULEX-in në përmbushjen e mandatit të tij në veriun e Kosovës. Përmirësimet në sundimin e ligjit do të çojnë tek përmirësimet në cilësinë e jetesës për të gjithë qytetarët në Kosovë dhe do të kontribuojnë në mënyrë pozitive në të ardhmen evropiane të Kosovës."