|
10 nëntor 2014
Sot, Përfaqësuesja e Lartë emëroi z.Jean Paul Jacqué si ekspert ligjor të pavarur dhe me përvojë për shqyrtimin e përmbushjes së mandatit me përqendrim në trajtimin e pohimeve për korrupsion. Shefi i Misionit, Gabriele Meucci, ka ripërsëritur se ky Mision do të bashkëpunojë në tërësi me të.
“Unë e mirëpres ardhjen e z.Jacqué në Prishtinë. Ky shqyrtim është në pajtim me dëshirën time për ta aplikuar politikën e zero tolerancës ndaj korrupsionit”, tha Meucci.
Ky Mision do të vazhdojë ta zbatojë mandatin e tij dhe të punojë me institucionet e Kosovës për ndërtimin e sundimit të ligjit në Kosovë.