|
12 nëntor 2014
Dje, një gjyqtar ndërkombëtar i refuzoi si të pabazuara kërkesat e bëra nga pala mbrojtëse për hedhjen poshtë të aktakuzës të ngritur në Gjykatën Themelore të Mitrovicës kundër pesë të pandehurve. Tre të pandehur akuzohen për vrasje të rëndë dhe tentim vrasje të rëndë, ndërsa dy të pandehurit e tjerë akuzohen për nxitje për t’i kryer këto vepra. Për më shumë, njëri nga të pandehurit akuzohet për krime të luftës.
Gjykata i refuzoi si të pabazuara edhe Kundërshtimet ndaj Dëshmive të Pranueshme të parashtruara nga pala mbrojtëse. Të gjitha dëshmitë në dosjen e lëndës u vlerësuan si të pranueshme.
Pala mbrojtëse ka pesë ditë kohë për t’u ankuar kundër këtij vendimi të gjykatës.