|
9 dhjetor 2014
Më 8 dhjetor 2014 një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë vendas dhe ndërkombëtar të Gjykatës Themelore të Prishtinës liroi H. S, ndërsa me aktgjykim të shumicës së gjyqtarëve dënoi Sh. B dhe A. M për veprën e tentim shantazhit në bashkë-kryerje, në kundërshtim me Nenit 268, paragrafi 2 i Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës në lidhje me Nenet 23 dhe 20 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës. Të pandehurit Sh. B iu shqiptua dënimi me kusht prej 1 vjet e 6 muaj burgim për periudhën verifikuese prej 2 viteve; ndërsa të pandehurës A. M iu shqiptua dënimi me kusht prej 6 muaj burgim për periudhën verifikuese prej 1 viti. Vepra penale ishte kryer në Kosovë në janar të vitit 2012.
Rastin e ka ndjekur sipas detyrës zyrtare një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK)
Palët u njoftuan për të drejtën e tyre për të parashtruar ankesë brenda 15 ditëve nga dita e shpalljes së aktgjykimit.