|
16 dhjetor 2014
Dje, një trup gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një vendas e ka pranuar deklarimin për pranimin e fajësisë për të gjitha pikat e akuzës nga të pandehurit B.V dhe S.M në Gjykatën Themelore të Ferizajt (i mbledhur në Kaçanik).
I pandehuri B.V ngarkohej me dy pika të akuzës për Ushtrim të ndikimit, një për Zhvatje dhe një për Mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve. I pandehuri S.M ngarkohej me dy pika të akuzës për Ushtrim të ndikimit dhe një për Zhvatje.
Shqyrtimi gjyqësor kryesor ndaj gjashtë të pandehurve ka nisur më 19 maj 2014. Të pandehurit B.V dhe S.M do të dënohen në fund të gjykimit të katër të pandehurve tjerë. I pandehuri i shtatë është arratisur përpara se të ngrihej aktakuza dhe për të është lëshuar urdhër-arresti. Dy nga të pandehurit që vazhdojnë të gjykohen kanë qenë pjesëtarë të Policisë së Kosovës në kohën e kryerjes së veprave të pretenduara. Njëri prej tyre e kishte gradën e Togerit.
Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.