|
18 dhjetor 2014
Sot, më 18 dhjetor 2014, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarë vendas dhe ndërkombëtarë në Gjykatën Themelore të Prishtinës i dënoi 8 të pandehur në rastin e ashtuquajtur rasti i pasaportave. Trupi gjykues vlerësoi se të pandehurit N.V., F.B., B.B, E.D., I.F. dhe N.TH janë fajtorë për krim të organizuar në lidhje me veprën penale pastrim i parave. Të pandehurit J.B. dhe S.S. u shpallën fajtorë për veprën penale pranimi i mallrave të vjedhurave. E pandehura N.V. u lirua nga akuza për veprën penale shkelje e besimit dhe shmangie e tatimit. Të pandehurit F.B., E.D., I.F., N.T. dhe H.S. u liruan nga akuza për veprën penale shmangie e tatimit.
Të pandehurve gjykata ua shqiptoi këto dënime:
E pandehura N.V. u dënua me dymbëdhjetë (12) vjet burgim dhe me gjobë prej 25,000 EURO.
I pandehuri F.B. u dënua me njëmbëdhjetë (11) vjet burgim dhe me gjobë prej 25,000 EURO.
I pandehuri B.B. u dënua me pesë (5) vjet burgim dhe me gjobë prej 5,000 EURO.
I pandehuri E.D. u dënua me tetë (8) vjet burgim dhe me gjobë prej 20,000 EURO.
I pandehuri I.F. u dënua me pesë (5) vjet burgim dhe me gjobë prej 8,000 EURO.
I pandehuri N.T. u dënua me katër (4) vjet burgim dhe me gjobë prej 8,000 EURO.
I pandehuri J.B. u dënua me një (1) vit burgim dhe me gjobë prej 5,000 EURO.
I pandehuri S.S. u dënua me një (1) vit burgim dhe me gjobë prej 5,000 EURO.
Po ashtu, gjykata vendosi që të konfiskohen dy banesa dhe disa pasuri tjera të pandehurve, në vlerë prej rreth 372,000 EURO, si dhe i obligoi të pandehurit që ta kompensojnë palën e dëmtuar.
Deri sa aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm, gjykata e caktoi masën e paraburgimit për N.V., F.B., B.B., E.D., I.F. dhe N.T., si dhe konfiskimin e përkohshëm të dokumenteve të udhëtimit të J.B. dhe S.S.
Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së. Të gjitha palët kanë të drejtë ankese.