|
16 janar 2015
PSRK-ja e ka ngritur një aktakuzë për korrupsion lidhur me kompaninë publike Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).
Në aktakuzë pretendohen vepra të ndryshme penale ndaj 7 të pandehurve, ku përshihen – Mashtrimi dhe falsifikimi i dokumenteve, në shkelje të nenit 335 § 1 dhe 5dhe nenit 398 § 1 të Kodit Penal të Kosovës; Shpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit, në shkelje të nenit 422 të KPK-së; Nxitja për shpërdorimin e pozitës zyrtare apo autoritetit, në shkelje të nenit 422 të KPK-së; dhe Lidhja e kontratave të dëmshme, në shkelje të nenit 291 § 1 dhe 2 të KPK-së.
Vlera e dëmeve shkaktuar KEK-ut është 6.182.609,76 EUR.
Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së