|
26 janar 2015
PSRK ka ngritur një aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës të premten kundër pesë të pandehurve të akuzuar për vepra të ndryshme lidhur me terrorizmin, përfshirë – organizimin dhe drejtimin e një grupi terrorist; pjesëmarrjen në grup terrorist; përgatitjen e veprave penale terroriste; prodhimin e paligjshëm të materialeve shpërthyese; posedimin e paligjshëm të armëve dhe të eksplozivëve, nxitjen e urrejtjes fetare dhe për sulm të rëndë në territorin e Kosovës, si edhe kryerjen e terrorizmit brenda territorit të Republikës Arabe të Sirisë (Siri);
Të pandehurit janë arrestuar në Prishtinë duke u përpjekur të blejnë një numër të madh të armëve dhe municionit sulmues ushtarak, si rezultat i hetimeve në vazhdim e sipër të Drejtorisë së Policisë së Kosovës (PK) kundër Terrorizmit, dhe të agjencive të tjera, për sulm (-e) të rëndë të kryer kundër dy misionarëve të krishterë nga Shtetet e Bashkuara.
Në këtë hetim 14 mujor janë përfshirë analizat forenzike të dëshmive nga ana e Agjencisë së Forenzikës të Kosovës dhe të ndihmës juridike ndërkombëtare me shtetet anëtare të BE-së.
Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së.