English Shqip / Srpski
 

Arrestim lidhur me krimet e luftës

23 qershor, 2010

Sot, në rajonin e Gjakovës, Departamenti Ekzekutiv i Policisë së EULEX-it, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale (PSRK), ka kryer një bastisje në një shtëpi dhe ka arrestuar një të dyshuar mashkull në lidhje me krimet e luftës.

Rasti është pjesë e hetimeve të vazhdueshme të EULEX-it mbi keqtrajtimet e mundshme të personave të mbajtur në objektet e UÇK-së në veriun e Shqipërisë gjatë konfliktit të viteve 1998-1999.

Lidhur me këtë rast janë identifikuar edhe dy të dyshuar të tjerë.