07 Korrik, 2010
Shefi i Misionit të EULEX-it, Yves de Kermabon, pas kthimit në Prishtinë nga pjesëmarrja në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me situatën e pjesës veriore të Kosovës, tha në vijim:
“Pas incidenteve të fundit, situata në pjesën veriore të Kosovës është e qetë. Policia e Kosovës po e mban rendin dhe ligjin në atë pjesë, duke qenë të monitoruar, mentoruar dhe këshilluar nga EULEX-i. EULEX-i, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është shumë i vendosur për të gjetur dhe sjellë para drejtësisë autorin/autorët përgjegjës për incidentin tragjik dhe fatal të 2 korrikut, si dhe incidentin e të shtënave të 5 korrikut. Nuk ka pasur asnjë marrëveshje lidhur me dërgimin e Njësiteve Speciale të Policisë në këtë zone, dhe ne vazhdojmë të punojmë me të gjitha palët drejt themelimit dhe trajnimit të një Njësiti Special Policorë shumetnik. Është me rëndësi që të gjitha palët e përfshira të përmbahen nga çfarëdo lloj aktiviteti që do të mund të shihej si provokim i mundshëm.
Për më tepër, siç ka deklaruar EULEX-i në shumë raste, ekziston një nevojë urgjente për kthyer funksionalitetin e plotë të Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë dhe mënyra më e mirë për të shkuar përpara është gjetja e një zgjidhjeje në koordinim me të gjitha palët relevante. Unë nuk mund të jap një datë të veçantë se kur do të ndodhë kjo, por kërkoj nga të gjitha palët e përfshira, që sa më parë të jetë e mundur, të punojnë për gjetjen e një zgjidhje pragmatike”.