English Shqip / Srpski
 

I dyshuari për krime lufte ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë

13 Korrik, 2010

Norvegjia ka ekstraduar në Kosovë një individ të kërkuar për krime lufte.

Individi është serb i Kosovës dhe është i akuzuar për kryerje të krimeve të luftës kundër popullsisë civile më 28 mars 1999 në Pejë.

I pandehuri u arrestua në Norvegji më 10 mars 2009 në bazë të një fletë-arresti ndërkombëtarë. Mbreti i Norvegjisë nënshkroi urdhrin përfundimtar për ekstradim.

I pandehuri do të paraqitet para një gjyqtari të procedurës paraprake së EULEX-it më 14 korrik 2010.

Prokuroria është e përfaqësuar nga Prokuroria Speciale (PSRK-së).