English Shqip / Srpski
 

Urdhër për paraburgim në rastin e krimeve të luftës

14 Korrik, 2010

Me kërkesë të prokurorit, gjyqtari i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut të Pejës ka dhënë urdhrin për paraburgim prej 30 ditësh për një serb të Kosovës i cili dje u ekstradua nga Norvegjia (më 13 korrik).

Individi është i akuzuar për kryerje të krimeve të luftës kundër popullsisë civile më 28 mars 1999 në rajonin e Pejës.

Prokuroria është e përfaqësuar nga Prokuroria Speciale (PSRK-së)