15 korrik, 2010
Gjykatësi i EULEX-it i procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, ka urdhëruar arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj një personi të arrestuar të martën e kësaj javë. Të dyshuarit, i cili është arrestuar në lidhje me rastin Bllaca, po ashtu i është ndaluar kontakti më persona më të cilët ai nuk jeton si dhe i janë konfiskuar dokumentet e udhëtimit.
Gjykatësi i fazës paraprake ka konfirmuar ekzistimin e dyshimeve të bazuara që i pandehuri ka kryer krime lufte ndaj civilëve.