English Shqip / Srpski
 

Bastiset shtëpia e ish komandantit të UÇK-së

28 korrik 2010

Nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK-së), Policia e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e ish komandanti të UÇK-së. Kjo bastisje është e lidhur me hetimet në rastin Bllaca.

Bastisja është autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

Një prokuror special i EULEX-it është i pranishëm në vendin e ngjarjes për të siguruar mbledhjen e efektshme të materialit dëshmues dhe të japë shpjegime të plota për personat e pranishëm në vendngjarje.

Pas përfundimit të bastisjes të shtëpisë së ish komandantit të UÇK-së, është dorëzuar ftesa për të u paraqitur në Prokurorinë Speciale. I dyshuari duhet të paraqitet një javë nga data e dorëzimit të ftesës.