English Shqip / Srpski
 

Shefi i ri i Komponentit të EULEX-it për Drejtësi është Silvio Bonfigli

12 gusht 2010

Silvio Bonfigli
Silvio Bonfigli,
Shefi i Komponentit për Drejtësi

Silvio Bonfigli është nga Italia dhe është emëruar Shef i Komponentit të EULEX-it për Drejtësi. Ai ka ardhur në mision gjatë kësaj jave.

Silvio Bonfigli, (i lindur më 1963) u bë Prokuror publik në vitin 1992 dhe me vete sjell një përvojë shumëvjeçare si ekspert anti-korrupsion. Para ardhjes së tij në EULEX ai ka punuar edhe si ekspert ligjor në Shërbimin Anti-korrupsion dhe për Transparencë në Itali.

Në vitin 2009 ai e kryesoi grupin e ekspertëve anti-korrupsion gjatë kryesimit të Italisë me G-8-ën. Ai gjithashtu ishte anëtar i delegacionit italian në kuadër të grupit të shteteve anti-korrupsion të Këshillit të Evropës (GRECO), Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit (UNCAC) dhe të grupit punues kundër mitos në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Në vjeshtë të vitit 2009 ai, po ashtu, mori pjesë në projektin e Komisionit Evropian në përkrahje të institucioneve anti-korrupsion të Kosovës.

Prej vitit 2003-2007, z. Bonfigli ka punuar si ekspert ligjor për anti-korrupsion për OECD. Ai gjithashtu ka punuar edhe për Komisionin Evropian (KE) si ekspert për luftimin e korrupsionit, mashtrimit dhe terrorizmit dhe ka marrë pjesë në misionet e KE të kryera në Republikën Çeke, Hungari, Slloveni, Bullgari, IRJM dhe Sllovaki.

Prej vitit 2002-2003 ai punoi për Zyrën e përfaqësuesit të Lartë për Bosnjë dhe Hercegovinë si anëtar ndërkombëtar i këshillave të larta gjyqësore dhe prokuroriale të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Prej vitit 1999-2001 ai ishte këshilltar i rregullt i komisionit parlamentar për anti-terrorizëm në Itali.

Qëllimi kryesor i Komponentit të EULEX-it për drejtësi është që të ndihmojë, përmirësojë dhe fuqizojë sistemin e drejtësisë në Kosovë, në mënyrë që ai të jetë shumetnik, të paanshëm dhe pa ndërhyrje politike. Aktualisht Komponenti i EULEX-it për Drejtësi ka 397 të punësuar.