English Shqip / Srpski
 

Deklaratë e Roy Reeve, ushtrues i detyrës së shefit të Misionit EULEX, për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur:

26 gusht 2010

“Data 30 gusht 2010, shënon për të 27-tën herë Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur. Kjo ditë shërben për të vetëdijesuar autoritetet, shtypin dhe opinionin e gjithëmbarshëm për gjendjen e vështirë lidhur me personat e pagjetur dhe familjet e tyre. Kjo është një çështje e ndjeshme e cila prek me mijëra njerëz në Kosovë dhe duke qenë e tillë është jashtëzakonisht e rëndësishme për EULEX-in.

Kjo është arsyeja pse EULEX-i e ndihmon Departamentin e Mjekësisë Ligjore (DML) të Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë në përpjekjet intensive për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur. Përveç kësaj, EULEX/DML është në bashkërendim intensiv me shoqatat e familjeve të personave të zhdukur, familjet individuale dhe palët e tjera me interes. 

Që kur EULEX-i filloi të punojë me Departamentin e Mjekësisë Ligjore (më parë Zyra për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore) në muajin dhjetor 2008, familjeve u janë kthyer mbetjet e 169 viktimave të konfliktit. Këto përfshijnë më shumë se 100 persona të zhdukur të cilët janë gjetur pas punëve intensive të kryera në terren (212 operacione në terren), analiza laboratorike, (punë në autopsi dhe identifikim, duke përfshirë më shumë se 1000 mostra të eshtrave të zgjedhura për analizën e ADN-së) dhe rishikimet e arkivave  (më shumë se 2000 lëndë).

Departamenti për Mjekësi Ligjore, i mbështetur nga ekspertët mjeko-ligjor nga EULEX-i, do të vazhdojë ushtrimin e mandatit të tij për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur dhe do ta ndihmojë gjyqësorin gjatë hetimeve, përmes sigurimit të ekspertizës mjeko-ligjore.”

Kontaktet për media:

Kristiina Herodes, Zëdhënëse për Drejtësi , +386 49 78 1586