15 shtator 2010
Sot herët në mëngjes Departamenti ekzekutiv i policisë së EULEX-it dhe Zyrtarët e doganës së Kosovës, të mbështetur nga departamenti i policisë speciale të EULEX-it, janë duke realizuar disa bastisje në gjithë Kosovën. Janë bastisur katër kompani si dhe shtëpi private të shtatë të dyshuarve.
Bastisjet janë duke u realizuar në saje të hetimeve të vazhdueshme të krimit të organizuar, dyshimet për kontrabandim me derivate, shmangie nga tatimi dhe keqpërdorimit të autorizimeve në ekonomi.
Në kuadër të këtyre bastisjeve, prokurori i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka autorizuar arrestimin dhe paraburgimin policor të pesë të dyshuarve. Dy të dyshuarit e tjerë momentalisht gjenden jashtë vendit.
Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.
Hetimet janë duke u kryer nga departamenti ekzekutiv i policisë së EULEX-it dhe Dogana e Kosovës, nën mbikëqyrjen e prokurorit të EULEX-it të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.