English Shqip / Srpski
 

Bastisje në rajonin e Skenderajt

28 shtator 2010

Sot në Skenderaj, Policia e Kosovës, dhe Task Forca Anti-Korrupsion nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), janë duke kryer bastisje në katër shtëpi private dhe në komunën e Skenderajt në lidhje me hetimet për keqpërdorime me rastin e ndarjes së banesave sociale.

PSRK është duke i udhëhequr hetimet. Akuzat kanë të bëjnë me: Keqpërdorim të detyrës zyrtare, Mashtrim në detyrë dhe Ushtrim i ndikimit. Të dyshuar janë tetë persona duke e përfshirë edhe kryetarin e komunës së Skenderajt dhe anëtarët e Komisionit për ndarjen e banesave sociale në Komunën e Skenderajt.

Një ekip i SPRK-së, përfshirë edhe një prokuror të EULEX-it, si dhe zyrtarin e EULEX-it për ndërlidhje me PSRK, kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes për të bërë mbikëqyrjen, për të siguruar mbledhjen efektive të provave materiale dhe për tu dhënë shpjegimet e plota dhe të duhura personave të pranishëm aty.